75 Mall Live Search
13:07 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Milani vendos për të ardhmen e “40-milionëshit”

Milani ka vendosur tashmë për të ardhmen e mbrojtësit Mattia Caldara.

Calciomercato ka shkruar se skuadra italiane është e interesuar që ta dërgojë lojtarin këtë muaj në ndonjë prej skuadrave të interesuara në formë huazimi.

Sipas raporteve kuqezinjtë janë duke vlerësuar lojtarin si të nevojshëm për të ardhmen e skuadrës dhe kanë pëlqyer cilësitë e tij.

Gjithashtu thuhet se skuadra milaneze dëshiron që 25-vjeçari të fitonte më shumë kohë për të luajtur në gjysmën e dytë të këtij sezoni.

Caldara u transferua te Milani, duke u shkëmbyer me Bonuccin, i blerë 40 milionë euro në vitin 2017. /IndeksOnline/