Milan vendos përfundimisht për Suson
Suso ka bërë një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen miqësore kundër Manchester United të shtunën mbrëma.
Spanjolli përveç që shënoi golin e parë dhe ishte i përfshirë në të dytin, bëri edhe disa raste të tjera.
Kjo përformancë ia ka mbushur mendjen trajnerit Marco Giampaolo që ta mbajë në skuadër edhe pse ishte paraparë të shitet.
“Suso më bën të vdes, unë jam i dashuruar me të. Ai është shumë i fortë dhe ne kampionët duhet t’i ruajmë dhe jo t’i shesim. Unë gjithashtu i thashë drejtuesve”, ka thënë trajneri.
Milani duhet të bëjë ende shitje për të balancuar buxhetin pasi rrezikohet të dënohet nga UEFA. /IndeksOnline/