Milan vuan ndaj Gironas por merr tre pikë

Milan ka marr tre pikë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.
Kuqezinjtë shënuan fitore ndaj Gironas në ”San Siro”, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Rafael Leao, në minutën e 37-të.
Milan me këtë fitore shkon në kuotën e 15 pikëve dhe renditet në vendin e gjashtë, duke rritur mundësitë për të kaluar direkt në 1/8 e finales.
Në anën tjetër, Girona ka vetëm tre pikë, duke u eliminuar nga ky sezon i Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/