Milan zyrtarizon shitjen e Susos tek Sevilla

Sevilla ka arritur të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Një kualifikim i tillë ka gëzuar edhe skuadrën e Milanit, të cilët gjatë ditës së sotme kanë bërë të ditur se Sevilla tanimë ka blerë kartonin e plotë të sulmuesit spanjoll, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë që Sevilla ishte e detyruar të blejë kartonin e plotë, me rastin e kualifikimit në Ligën e Kampionëve.