Milan zyrtarizon blerjen e radhës

Milan ka zyrtarizuar blerjen e radhës në prag të fillimit të sezonit të ri.
Koni De Winter është transferimi më i ri i kuqezinjëve, shkruan IndeksOnline.
Mbrojtësi belg ka nëshkruar kontratë pesë vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2030.
23-vjeçari ishte pjesë e Genoas, me të cilën luajti 57 ndeshje dhe shënoi tre gola në dy sezone.
Koni De Winter do të veshë fanellën me numrin 5./IndeksOnline/