75 Mall Live Search
15:12 / E Martë, 21 Qershor 2022 / B O

Milani apo PSG? Renato Sanches arrinë marrëveshjen!

Renato Sanches më në fund ka gjetur skuadrën e re. Njëri nga mesfushorët më të përfolur në Evropë për të ardhmen e tij, ka vendosur të luaj me PSG-në.

Ylli i Lille është pajtuar me kushtet e PSG-së. 25 milionë euro plus bonuset është vlera që skuadra kampione e Francës do të paguaj për mesfushorin portugez.

Milani ka qenë skuadra më e interesuar për Sanches, por që PSG ishte e gatshme të paguaj më shumë se sa kampionët e Italisë për ish-lojtarin e Bayern Munchen./Indeksonline/