Milani arrin marrëveshje me Real Madridin për Diaz

Milan dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e Brahim Diaz.
21 vjeçari do të huazohet për një vit me mundësi blerje për 22 milionë euro në fund të sezonit.
Real Madridi do të ketë mundësinë e riblerjes brenda një viti për 27 milionë euro.
Diaz ishte i huazuar sezonin e fundit, ku në të gjitha garat zhvilloi 29 ndeshje ku shënoi 7 gola dhe bëri 4 asistime. /IndeksOnline/