18:26 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Milani arrinë marrëveshje me Correa, pritet përgjigja e Atleticos

Milani ka rënë dakord me kushtet personale të sulmuesit të Atletico Madrid, Angel Correa.

Sipas ‘Sky Italia”, Rosonerët janë pajtuar me futbollistin dhe tashmë po pritet vetëm përgjigja e nënkampionëve të La Ligas.

Atletico më herët ka kërkuar 50 milionë euro për 24 vjeçarin, derisa Milani nuk janë të gatshëm të paguajnë më shumë se 40 milionë.

Marrëveshja mund të arrihet më lehtë tani pasi Andre Silva raportohet se do të transferohet në Monaco për 30 milionë euro. /IndeksOnline/