75 Mall Live Search
19:38 / E Premte, 01 Shtator 2023 / Gj. Sh

Milani bën goditjen e fundit të merkatos, sulmuesi serb arrin në zyrat e klubit

Pas dështimit të transferimit të Mehdi Taremi, Milan është aktivizuar në oret e fundit të merkatos dhe ka bërë goditjen e radhës.

Kuqezinjët kanë arritur marrëveshje me Fiorentinën për huazimin e sulmuesit Luka Jovic, shkruan IndeksOnline.

Gazetari Daniele Longo, ka publikuar një video të futbollistit serb, në momentin që arrin në zyrat e klubit, në Casa Milan.

Pas nënshkrimit të kontratës, futbollisti serb ka shpërnda autografe për tifozët e Milanit.

Jovic nuk ka luajtur për Fiorentinën në parasezon, pasi nuk është pjesë e planeve të trajnerit Vincenzo Italiano pas një sezoni ku shënoi 13 gola dhe dha pesë asistime në 50 ndeshje konkurruese.

Karriera e 25-vjeçarit serb ka shkuar në një spirale në rënie që kur Real Madrid i pagoi 63 milionë euro Eintracht Frankfurt-it në vitin 2019./IndeksOnline/