75 Mall Live Search
08:38 / E Diele, 26 Janar 2025 / L A

Milani bën ofertën e dytë për yllin e Feyenoordit

Milani dëshiron të përforcohet në repartin e sulmit në këtë afat kalimtar të janarit.

“Rossonerët”, kanë hedhur sytë kah skuadra e Feyenoordit, ku kanë shprehur interesim për yllin e kësaj skuadre, Santiago Gimenez.

Milani, ka bërë ofertën e tyre të dytë ku do ta shihte meksikanin të nënshkruaj një kontratë trevjeçare.

Gimenez, është edhe lojtari kryesor i Feyenoordit ku këtë sezon ka shënuar 15 gola në 18 paraqitje në të gjitha garat./IndeksOnline/