75 Mall Live Search
19:53 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Milani bën punën, fatin e kanë në dorë të Juventusit

Milani ka mposhtur Frosinonen me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së parafundit të Serie A.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Piatek në minutën e 57-të të ndeshjes pas një krosimi të Borinit.

Golin e dytë dhe më të bukurin e realizoi Suso në minutën e 66-të me një gjuajtje perfekte nga gjuajtja e lirë.

Kujtojmë se në minutën e 49-të Donnarumma prirti një penallti.

Me këtë fitore Milani ngjitet në pozitën e katërt me 65 pikë, aq sa ka Atalanta me një ndeshje më pak.

Rosonerët tashmë sytë do t’i kenë te ndeshja Juventus – Atalanta që do të vendos gati gjithçka sa i përket Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/