20:12 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Milani bën transferimin e parë sivjet

Milani ka arritur firmën e parë në këtë merkato vere. Bëhet fjalë për mesfushorin 25-vjeçar, Rade Kruniç, dhe kjo është goditja e parë nga dyshja Maldini-Boban.

Siç shkruajnë mediat italiane, kuqezinjtë kanë gjetur akordin me Empolin për mesfushorin e qendrës, për shifrën 8 milionë eurove, plus bonuset. Tek “Djalli”, kanë gati një marrëveshje 4-vjeçare për të, deri në vitin 2023.

I lindur në Bosnje, Kruniç është një mesfushor i njohur më shumë për përshtatshmërinë taktike në mesfushë. Ai mund të mbulojë rolin e mesfushorit të qendrës, por edhe atë të trekuartistit.

Për 4 sezone, nga viti 2015-2019, ka luajtur me Empolin, një sezon edhe në Seria B, dhe në total ka shënuar 12 gola. Sezoni i fundit ishte më i miri, me 5 gola në kampionat, si dhe 7 asist.. Që nga viti 2016, luan edhe me Kombëtaren e Bosnjës.