75 Mall Live Search
15:33 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Milani dënon futbollistin më në formë

Tiemoue Bakayoko është dënuar me 30.000 euro nga Milani për shkak të vonesës në stërvitje të hënën.

Mesfushori rosoner ishte i nervozuar pas ndeshjes së Serie A kundër Torinos ku janë kënduar kore raciste ndaj tij, shkruan Indeksonline.

Kjo është një shenjë se situata në zhveshtoren e Milanit nuk është e mirë në kohën më të rëndësishme të sezonit.

Francezi është në huazim nga Chelsea dhe nuk ka vendosur nëse do të vazhdoj të qëndroj në San Siro, ku Milani duhet të paguaj 40 milionë euro. /IndeksOnline/