Milani dhe Interi paraqesin planin konkret për stadiumin e ri
Stadiumit legjendar të qytetit të Milanos, ‘San Siro’ apo ‘Giuseppe Meaza’ po i vie fundi.
Dy skuadrat nga ky qytet, Ac Milan dhe Fc Inter i kanë paraqitur komunës projektin e stadiumit të ri, shkruan Indeksonline.
Një impiant modern i cili do të kushtoj 1.2 miliardë euro pritet të jetë shtëpija e re e 10 herë fituesve të Ligës së Kampionëve.
Ky stadium do të ketë një kapacitet prej 60.000 ulësesh dhe pritet të jetë më moderni në botë.
Tashmë pritet vendimi i komunës që aktualisht po heziton, duke e parë që Milano do t’i pres Lojërat Olimpike të viti 2026 dhe San Siro vështirë se do të rrënohet. /IndeksOnline/
