19:09 / E Premte, 17 Mars 2023 / Gj. Sh

Milani dhe Napoli do të përballen tre herë brenda 16 ditëve

Sot është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, për sezonin 2022/23.

Në short është përcaktuar se në çerekfinale do të përballen dy skuadrat italiane, Milan dhe Napoli, shkruan IndeksOnline.

Këto dy skuadra do të përballen kundër njëra tjetrës tre herë brenda 16 ditëve gjatë muajit priill.

Ndeshja e parë mes Napolit dhe Milanit do të zhvillohet me datën 2 prill në “Diego Armando Maradona”, e cila do të jetë e vlefshme për Serie A.

Më pas do të vijnë dy përballjet për Championsin, me sfidat që do të luhen më 12 prill në “San Siro” dhe 18 prill në Napoli./IndeksOnline/