75 Mall Live Search
23:44 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Milani e ka seriozisht për Tonalin, ka gati super ofertën

Edhe pse futbolli është ndalur për shkak të koronavirusit, Milani ende është duke programuar të ardhmen dhe po vendos piketat e atyre lojtarëve që i duhen për projektin e të rinjve.

Emri i përzgjedhur dhe ndjekur me kohë është Sandro Tonali i Brescias, shkruan Indeksonline.

Sipas “Tuttosport”, ky i fundit me shumë mundësi do të largohet nga dallëndyshet dhe çmimi mund t’i bjerë më rënien në kategori të ekipit bardheblu.

Kuqezinjtë janë duke menduar super ofertën: 30 milionë euro dhe huazimin e Gabbias ose Plizzarit. Mbrojtësi është pjesë e ekipit të parë, ndërsa portieri i huazuar në kategorinë e dytë.

Tonali konsiderohet si Pirlo i ri, pasi në dukje, në rol dhe në vizion i përngjanë shumë legjendës italiane. /IndeksOnline/