Milani e refuzon ofertën e klubit spanjoll për futbollistin e saj

Milani e ka refuzuar një ofertë të ardhur nga RCD Mallorca të cilët po e dëshirojnë në skuadër Diego Laxalt.
26 vjeçari aktualisht është në formë huazimi te Torino por pritet të kthehet te Milani në verën e vitit 2020.
Calciomercato e ka konfirmuar që Milani e ka refuzuar ofertën e tyre, të cilët e kanë dëshiruar futbollistin në formë huazimi.
Laxalt ka qenë futbollist i Milanit që nga vera e vitit 2018, pasi u transferua nga Xhenova për shumën prej 15 milionë eurosh.
Që nga ajo kohë futbollisti ka luajtur për klubin italian 29 ndeshje, ku ka arritur të bëjë vetëm një asistim./Indeksonline/.