75 Mall Live Search
22:15 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Milani e zyrtarizon transferimin e Pitaek

Krzystof Piatek është futbollisti më i ri i skuadrës së Ac Milan.

Përmes një komunikate, skuadra italiane ka deklaruar se ka nënshkruar me futbollistin polak nga skuadra e Genoas.

24 vjeçari i ka kushtuar Milanit 35 milionë euro derisa paga e tij do të jetë 1.8 milionë euro dhe bonusët në varësi të paraqitjes.

Piatek erdhi në San Siro pas largimit të Higuain në drejtim të Chelseas, shkruan Indeksonline.

Ai do të prezantohet në “Casa Milan” në orën 13:00 derisa do të zhvilloj stërvitjen e parë në ora 15:30.

Piatek gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 21 ndeshje duke shënuar 19 gola (13 në Serie A dhe 6 në Kupë). /IndeksOnline/