75 Mall Live Search
15:28 / E Martë, 22 Gusht 2023 / L K

Milani është “kapur” fort me transferimin e ri, statistikat ndaj Bolonjës e tregojnë këtë më së miri

Blerja e Tijjani Reijnders nga Az Alkmaar duket se ka qenë goditje mjaft e zgjuar nga Milani.

Debutimi në Serie A i mesfushorit holandez e tregon këtë më së miri.

25 vjeçari ka qenë 100% i saktë dje në pasime në ndeshjen ndaj Bolonjës.

Madje holandezi është bërë futbollisti i parë që e arrin këtë statistikë në debutim./Indeksonline/