08:53 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Milani fillon kontaktet për Sensin

Pas transferimit të Krunic nga Empoli, Milani vazhdon të punoj për të përmirësuar mesfushën e tyre përpara sezonit të ardhshëm.

Një emër që po qarkullon në media është ai i Sensit të Sassuolos, shkruan Indeksonline.

Agjenti i lojtarit, Riso është takuar me me CEO-n e skuadrës së Sassuolos në të cilën ka konfirmuar interesin e klubit milanez.

Sassuolo është duke e vlerësuar kartonin e tij rreth 35 milionë euro ndërsa një ide e re është shkëmbimi me Cutronen, i cili nuk po gjen hapësira në sulmin e Milanit. /IndeksOnline/