Milani fiton ‘betejën’ e parë përballë Napolit, 0-4

Milani ka shënuar fitoren më të madhe të sezonit në Serie A.
Rosonerët kanë mposhtur Napolin me rezultat 0-4 në ndeshjen e javës së 28-të, shkruan Indeksonline.
Dy gola për Milanin i shënoi Rafael Leao (17’ dhe 59’), dhe nga një Diaz (25’) dhe Sealemaekers (67’).
Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e tretë me 51 pikë, 20 pikë mbrapa Napolit.
Kujtojmë se Napoli dhe Milani do të ndeshen edhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/