75 Mall Live Search
22:54 / E Enjte, 07 Mars 2024 / Gj. Sh

Milani fiton me vështirësi ndaj Slavia Pragës

Milan ka shënuar fitore ndaj Slavia Pragës, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Europa League.

Rezultati përfundimtar në ”San Siro”, ishte 4-2 për kuqezinjët, shkruan IndeksOnline.

Olivier Giroud hapi serinë e golave në minutën e 36-të.

Dy minuta më vonë, David Doudera barazoi shifrat në 1-1.

Shtatë herë kampioni evropian riktheu epërsinë menjëherë, duke shënuar edhe dy gola në fund të pjesës së parë.

Tijjani Rejinders shënoi golin e dytë për Milanin në minutèn e 44-të, derisa dy minuta më vonë realizoi edhe Ruben Loftus-Cheek.

Slavia nuk u dorëzua përball gjigantit italian, dhe arriti ta ngushtonte rezultatin në minutën e 65-të, me golin e Ivan Schranz.

Fitoren Milanit ja siguroi goli i Christian Pulisic, në minutën e 85-të./IndeksOnline/