Milani fiton në sekondat e fundit, mbetet larg Napolit

Milani ka shënuar fitore shumë të vështirë në “San Siro”.
Rosonerët kanë mposhtur Fiorentinën me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 16-të të Serie A.
Milani kaloi e para në epërsi me golin e Leaos që në minutën e dytë të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Barak në minutën e 28-të.
Golin e fitores Milani e shënoi në minutat shtesë, kur një krosim u devijua nga Milinkovic që e dërgoi topin në rrjetë.
Me këtë fitore, Milani është në vendin e dytë me 33 pikë, tetë pikë më pak se Napoli. /IndeksOnline/