75 Mall Live Search
17:18 / E Diele, 07 Mars 2021 / kutia

Milani fiton në Verona pa 5 titullarë, Parma ndal Fioren!

Milani ia del në Verona, duke u rikthyer te fitorja në Serie A edhe pse i mungonte gjysma e skuadrës.

Pa emra me peshë si Ibrahimovic, Rebic, Calhanoglu, Bennacer, Theo Hernandez apo edhe Mandzukic, kuqezinjtë triumfuan 0-2 në Verona me një nga gol për çdo pjesë nga Krunic dhe Dalot duke e ngushtuar përkohësisht në -3 pikë diferencën në renditje me Interin kryesues.

Supergoli i Krunic me goditje standarte në pjesën e parë dhe finalizimi i Dalot në fillimin e së dytës, ishin mëse të mjaftueshëm për Milanin për të marrë tre pikë të arta jo vetëm në garën për vendin e parë, por edhe për të blinduar pozitat në zonën Champions.

Në dy ndeshjet e tjera të orës 15:00 Fiorentina barazoi 3-3 me Parmën, ndërsa Crotone mposhti 4-2 Torinon.