75 Mall Live Search
09:04 / E Premte, 07 Qershor 2024 / G T

Milani, gati marrëveshjen me Zirkzeen, tani fokusohet te Armando Broja

Skuadra e Milanit është duke punuar shumë në merkato për sezonin e ardhshëm 2024/25.

“Kuqezinjtë” janë shumë pranë marrëveshjes me sulmuesin e Bolognas, Joshua Zirkzee, por italianët nuk e kanë ndërmend të ndalen, shkruan Indeksonline

Ashtu siç raportohet në mediat italiane, Milani është në kërkim edhe të një sulmuesi dhe si opsion ka dyshen, Armando Broja dhe Artem Dovbyk.

Image

Broja është duke kërkuar largimin nga Chelsea dhe Serie A do të ishte opsion ideal për të.

Por blutë e Londrës duan shitjen e plotë të futbollistit, kurse vlera e lojtarit shqiptar shkon deri në 40 milionë euro.

Nga ana tjetër, Dovbyku pas një super sezoni me Gironan kërkon një skuadër të re dhe më të fortë për sezonin e ri.

Kujtojmë që marrëveshja midis Milanit dhe Bolognas për transferimin e Zirkzee është rreth 40 milionë euro, por që mund të dështojë shkaku i agjentit, i cili kërkon 15 milionë euro./Indeksonline/