75 Mall Live Search
12:29 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Milani i bën ofertë mesfushorit më të shtrenjtë në Serie A

Milani që nga vera ka qenë i lidhur me mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic – Savic.

Rosonerët kishin bërë një ofertë në fund të merkatos por që ishte refuzuar nga Igli Tare.

Por së fundi po qarkullojnë zëra se Milani e dëshiron serbin që në janar, shkruan Indeksonline.

Sipas “Il Messagero”, drejtuesit kuq e zi i kanë ofruar Lazios një ofertë huazim për 9 milionë me obligim blerje për 70 milionë në fund të sezonit.

Ata gjithashtu janë të gatshëm ta futin në tratativa edhe Laxalt. /IndeksOnline/