75 Mall Live Search
12:30 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / Blerim

Milani i bën ofertë zyrtare Donnarummas që të qendrojë

Milani është i gatshëm të bëjë ofertën e tij të parë për të zgjatur kontratën me portierin e tyre, Gigio Donnarumma, raporton Gianluca Di Marzio.

Kontrata e reprezentuesit Italian skadon në qershor të vitit 2021 dhe sipas gazetarit të besueshëm të transferimit, Milani është gati të bëjë ofertën e parë zyrtare për të zgjatur kontratën me portierin e tyre, përcjellë IndeksOnline

Milani do të ofrojë një marrëveshje të re, tre ose katër vjeçare, por thonë se ende nuk janë të gatshëm t’i rrisin atij pagën.

Gjiganti i Serie A i ofron 6 milionë euro, ku edhe është paga aktuale e Donnrummas, por janë të hapur për të negociuar edhe për një shifër më të lartë.