Milani i kundërpërgjigjet Barcës, do t’ia rrit pagën kapitenit

Milan pritet të fillojë një revolucion të ri sa i përket lojtarëve të saj.
Rossonerët po planifikojnë largimin e disa prej lojtarëve më të paguar dhe prej sezonit të ri nuk do të ketë pagë më të lartë se 2 milionë euro për lojtarët e saj.
Pikërisht kjo mendohet se është arsyeja pse Donnarumma do të shitet për shkak të pagës së tij prej 6 milionë eurosh në sezon.
I vetmi që pritet të bëjë përjashtim është kapiteni i skuadrës, Alessio Romagnoli, të cilit pritet ti ofrohet një rritje page prej 1 milionë euro më shumë në sezon dhe një rinovim kontrate deri në 2025.
Kjo është edhe si masë mbrojtëse, pasi për italianin ka shfaqur interesim të madh Barcelona që mund ta dërgoj një ofertë në drejtim të tij. /IndeksOnline/