Milani i ‘lan duart’ me Ligën e Kampionëve, mposhtet edhe nga Porto

Milani është mposhtur nga Porto me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Për dallim me dy lojët e par kur Milani luajti mirë por u mposht, në këtë sfidë rosonerët nuk bënë kurrfarë paraqitje.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Luis Diaz në minutën e 65-të.
Milani mbetet në vendin e fundit në tabelë pa asnjë pikë, Liverpooli është i pari me 9 pikë derisa Atletico dhe Porto kanë nga 4 pikë. /IndeksOnline/