Milani i madh, kualifikohet në Champions League dhe e mbyll sezonin nënkampion

Milani shënoi fitore jashtëzakonisht të rëndësishme kundër Atalantas në Bergamo.
Frank Kessie shënoi dy gola nga penalltia. ‘Rosonerët’ e mbyllën sezonin në vendin e dytë në tabelë.
Pas 7 vitesh, Milani është kualifikuar në Champions League.
Juventusi poashtu fitoi në udhëtim te Bologna 1-4, duke siguruar pjesëmarrjen në Champions, së bashku me Atalantan.
Napoli barazoi 1-1 me Veronën dhe mbeti jashtë top 4-shes.
/Indeksonline/