75 Mall Live Search
22:13 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / Blerim

Milani i ofron vazhdim kontrate Donnarummas, këto janë detajet e marrëveshjes

Sipas raportimeve të fundit në Itali, thuhet se skuadra e Milanit i ka bërë ofertë portierit, Donnarumma për të vazhduar kontratën, shkruan IndeksOnline

Kështu, agjenti i tij, Mino Raiola foli për kontratën e portierit, ku tha se dëshiron kontratë dy vjeçare me çmim prej 7.5 milionë euro.

“Ju duhet ta lini Gigio vetëm, sepse ai po përpiqet të arrijë diçka shumë të rëndësishme për Milanin dhe për karrierën e tij”, tha Raiola.

“Pjesa tjetër do të bëhet fshehurazi, po ju lë në enigme, është kështu dhe do të jetë gjithmonë kështu”, tha ai.