Milani i rikthimeve të mëdha, fiton me përmbysje ndaj Parmas

Milani ka marr tre pikë të rëndësishme në Serie A.
Kuqezinjët arritën të shënojnë fitore në “San Siro” ndaj Parmas, me rezultat 3-2, e këtë e bënë edhe njëherë duke përmbysur rezultatin, shkruan IndeksOnline.
Mysafirët ishin të parë që kaluan në epërsi, me golin e Matteo Cancellieri, në minutën e 24-të.
Christian Pulsic barazoi shifrta në minutën e 38-të, duke u treguar i sakt nga penalltia. Me rezultat 1-1 u mbyll pjesa e parë.
Parma riktheu epërsinë nq minutën e 80-të me Enrico Del Prato.
Por Milani nuk u dorëzua dhe arriti ta përmbyste rezultatin në minutat shtesë.
Në 90+2, Tijjani Raijninders barazoi rezultatin, ndërsa Samuel Chukwueze shënoi golin e fitores në 90+5.
Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 34 pikëve, duke u renditur në pozitën e gjashtë.
Në anën tjetër, Parma renditet e 17-ta, me 20 pikë./IndeksOnline/