12:32 / E Hënë, 27 Maj 2024 / Gj. Sh

Milani i ”rrëmben” trajnerin Edon Zhegrovës

Sipas Fabrizio Romano, AC Milan do të emërojë trajner të ri, trajnerin e Lille, Paulo Fonseca. Trajneri portugez do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me kuqezinjtë pasi vendosi të largohet nga Stade Pierre Mauroy.

Fonseca do të fitojë një pagë prej 2.5 milionë euro, raporton Romano.

Marrëveshja mes tyre përfshin gjithashtu një klauzolë opsionale zgjatjeje, e cila mund të bëjë që kontrata e tij të zgjatet në tre vjet. /IndeksOnline/