75 Mall Live Search
10:46 / E Martë, 13 Maj 2025 / L A

Milani i thotë “jo” Walkerit, ai do të kthehet te Manchester City

Epoka e Kyle Walkerit te Milani do të përfundojë në fund të këtij sezoni.

Sipas Daniele Longos në Calciomercato.com, Milani nuk do ta ushtrojë opsionin e blerjes prej 5 milionë eurosh për mbrojtësin e krahut.

Ai do të kthehet te City, ku ka një kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Walker ka bërë rreth 15 paraqitje për Milanin dhe ka mundësi që ta mbyllë sezonin e tij në Itali me një trofe, pasi që gjenden në finalen e Kupës së Italisë./IndeksOnline/