Milani ia shkëput kontratën mbrojtësit francez

AC Milan ka ndarë rrugët me Fodé Ballo-Toure.
Mbrojtësit 28-vjeçar i është shkëputur kontrata me vendim të prerë dhe nga ky moment është agjent i lirë, shkruan IndeksOnline.
Ballo-Toure u rikthye te Milani në korrik të vitit të kaluar, pasi e kaloi një sezon të tërë në huazim te Fulhami.
Me t’u rikthyer në Milan, ai u bart të ekipi i të rinjve, Milan Futuro.
Ballo-Toure duket se nuk është më në planet e italianëve dhe tani i duhet të gjejë një ekip të ri.