Milani insiston për Brahim Diaz, Real Madridi kërkon 30 milionë euro

Pas sezonit pozitiv që pati te Milani si huazim, italianët po duan ta blejnë krejt kartonin e Brahim Diaz.
Goal raporton se Real Madridi është duke kërkuar 30 milionë euro për 21 vjeçarin.
Megjithatë, ekziston mundësia që madrilanet ta huazojnë prap spanjollin në San Siro.
Diaz luajti 27 ndeshje në Serie A me Milanin duke shënuar 4 gola.
/Indeksonline/