75 Mall Live Search
23:56 / E Hënë, 05 Janar 2026 / L A

Milani interesohet për lojtarin e Cityt

Nathan Ake është duke shkuar drejt largimit nga Manchester City.

Sipas “Corriere dello Sport”, AC Milan është i interesuar për të si opsion për të përforcuar mbrojtjen e tyre të brishtë.

Rossonerët kishin shfaqur interes edhe dy vera më parë, ndërsa në listën e tyre janë gjithashtu Federico Gatti i Juventusit, Kim Min-jae i Bayern Munich dhe Radu Drăgușin i Tottenhamit.

Ake, numëron rreth 161 paraqitje me Cityn ku ka arritur të fitojë gjithçka, përfshirë dhe “Tripletën” në vitin 2023./IndeksOnline/