75 Mall Live Search
12:01 / E Diele, 05 Janar 2025 / L A

Milani interesohet për Rashford

Marcus Rashford mund të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit.

Kjo vjen pasi që Rashford, nuk po gjen vend në formacionin startues që nga ardhja e Ruben Amorim në stolin e Unitedit.

Rashford, po ashtu bëri bujë ku në një interviste kishte deklaruar se “ishte gati për një sfidë te re”, duke shtuar zërat për largimin e tij.

Siç raporton “Mirror”, për Rashfordin ka interesim nga gjigandi italian, Milan e cila dëshiron ta afrojë anglezin në formë huazimi.

Mbetet të shihet se a do të largohet apo do të qëndrojë Rashford te United./IndeksOnline/