Milani ka gati kontranën e re për Piolin dhe Giroud

Skuadra e Milanit pritet të zgjasë kontratën me trajnerin Stefano Pioli, dhe sulmuesin Olivier Giroud.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, trajneri dhe sulmuesi francez do të zgjasin kontratën edhe për një vit, ku do të qëndrojnë te kampioni i Italisë edhe për sezonin e ardhshëm – 2023/24, transmeton IndeksOnline.
Pioli pritet të nënshkruaj kontratën e re gjatë muajit nëntor, ndërsa Giroud pas përfundimit të Kampionatit Botëror ”Katar 2022”.
Kontratat aktuale të Piolit dhe Giroudit skadojnë më 30 qershor 2023./IndeksOnline/