75 Mall Live Search
14:27 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Milani kërkesë zyrtare Federatës, e do këtë orar javën e ardhshme

Milani i ka bërë kërkesë zyrtare Series A për të ia ndryshuar orarin në ndeshjen me Frosinonen.

Pasi u vendos që ndeshja Juventus-Atalanta të shtyhej për javën e ardhshme, përkatësisht orarin prej 20:30, të njëjtin orar po e kërkon edhe Milani për ndeshjen me Frosinonen.

Milan dëshiron që të luhet të dy ndeshjet në të njëjtin orar për tu larguar çdo spekulim i mundshëm rreth favoreve tek skuadrat.

Frosinone e ka pranuar kërkesën e Milanit ndërsa Federata pritet të jep fjalën e fundit në këtë dilemë./Indeksonline/