Milani kërkon ish-mbrojtësin e Manchester Cityt
Pas largimit të Zapatas, Milani është duke kërkuar një mbrojtës qendror.
Sipas ‘SportMediaset’, një emër i nxehtë për këtë pozitë është ai i Matija Nastasic, i cili mund të largohet pas ardhjes së Kabak.
Serbi mund të bashkohet me rosonerët si huazim me të drejtë blerje pa i rrezikuar financat.
Një formulë që Boban dhe Maldini do të vlerësonin, edhe pse transferimi mbetet vetëm një ide për tani. /IndeksOnline/