Milani kërkon të përjashtohet nga Europa League
Milani mund të mos luaj në Europa League në sezonin e ardhshëm edhe pse kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen.
Siç raportojnë mediat në Itali, Milan ka kërkuar një marrëveshje me UEFA-n për tu përjashtuar një vit nga garat evropiane.
Kjo marrëveshje është në këmbim që skuadrës të mos i kufizohen shpenzimet në merkaton e verës.
UEFA pritet të jap përgjigje brenda 71 orëve dhe në rast se kjo pranohet atëherë Gazdis do të mund të shpenzoj lirshëm në merkato. /IndeksOnline/