19:18 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Milani kërkon transferimin e bomberit të Stuttgartit

Skuadra e Milanit ka nisur të mëndoj për të përforcuar skuadrën në afatin kalimtar të janarit.

Kuqëzinjët synojnë të përforcojnë skuadrën, e sidomos fazën e sulmit dhe kanë shënjëstruar sulmuesin e sulmuesit të Stuttgartit, Serhou Guirass, shkruan IndeksOnline.

27 vjeçari nga Guinea po shkëlqën këtë sezon me skuadrën gjermane, ku ka shënuar 16 gola në 11 ndeshje të luajtura.

Milan është i gatshëm të paguaj Stuttgartit klauzolën e lirimit prej 17.5 milionë eurove./IndeksOnline/