75 Mall Live Search
16:58 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / C E

Milani mban kreun e Serie A, Interi po i qëndron shumë afër

Interi dhe Milani kanë shënuar fitore në ndeshjet e javës së 13-të të Serie A.

Rosonerët kanë mposhtur Sassuolon si mysafir me rezultat 1-2, shkruan Indeksonline.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Rafael Leao për vetëm shtatë sekondash lojë, duke thyer rekord në Top pesë Ligat e Evropës.

Golin e dytë për Milanin e shënoi Saelemaekers në minutën e 26-të falë edhe asistimit të Theo Hernandez që kreu pothuajse të gjithë punën vet.

Golin e vetëm për Sassuolon e shënoi Dominico Berardi në minutën e 89-të të ndeshjes nga gjuajtja e lirë.


Në ndeshjen tjetër, Interi ka mposhtur Spezian me rezultat 2-1.

Të dy golat zikaltërit i shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.

Fillimisht Hakimi shënoi në minutën e 51-të pas një asistimi të Martinezit.

Golin e dytë e shënoi Lukaku nga penalltia në minutën e 71-të.

Spezai shënoi golin e vetëm në minutat shtesë të ndeshjes me anë të Piccolit.

Milani vazhdon të jetë në vendin e parë me 31 pikë, një më shumë se Interi që është në vendin e dytë në tabelë.

Juventus është në vendin e tretë me 27 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/