Milani mban kreun e tabelës, fiton derbin në “San Paolo”

Milani ka mposhtur Napolin me rezultat 1-3 në ndeshjen e javës së tetë të Serie A.
Rosonerët morën tri pikë të mëdha për të qëndruar në vendin e parë në tabelë edhe më tej.
Dy golat e parë për skuadrën që këtë ndeshje u drejtua nga Bonera i shënoi Zlatan Ibrahimovic.
Suedezi shënoi në minutën e 20-të dhe më pas në minutën e 54-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm për Napolin e shënoi Mertens në minutën e 63-të të ndeshjes.
Golin e tretë për Milanin e shënoi Hauge në minutat shtesë të ndeshjes.
Jen Petter Hauge with his first Serie A goal vs. Napoli. @jenspetter99 ??? pic.twitter.com/7K9SRyLab2
— ?? Football (@NORftbl) November 22, 2020
Nga minuta e 65-të Napoli luajti me 10 lojtar pasi u ndëshkua me të kuq Bakayoko.
Lajm i keq për Milanin ishte lëndimi i Ibrahimovic që u largua nga fusha në minutën e 79-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Milani mbetet në vendin e parë me 20 pikë derisa Napoli është në vendin e 6 me 14 pikë. /IndeksOnline/