75 Mall Live Search
22:42 / E Diele, 22 Tetor 2023 / C E

Milani me 10 lojtarë nuk e përballon Juventusin

Juventus është fitues i derbit kundër Milanit.

Bardhezinjtë kanë mposhtur Kuqezinjtë me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së nëntë të Serie A.

Milani dominoi totalisht pjesën e parë por gjërat ndryshuan në minutën e 40-të kur Thiaw u ndëshkua me të kuq.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Locatelli në minutën e 63-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Juve është në vendin e tretë me 21 pikë, një pikë më pak se Milani dhe dy pikë më pak se Interi. /IndeksOnline/

Standings provided by Sofascore