Milani me pak para për merkaton, ky është buxheti që Maldini e Masaro kanë në dispozicion

Pandemia ka ndikuar shumë në gjendjen financiare të klubeve.
Një nga klubet e prekura është edhe Milani, që kërkon të bëjë më mirë për sezonin e ardhshëm për të arritur të rikthehet në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, buxheti për drejtuesit sportivë duket i vogël dhe me pak gjasa për të marrë ndonjë emër të madh, shkruan Indeksonline.
Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, Maldini dhe Massara kanë në dispozicion vetëm 30 milionë euro për merkato.
Këto mjete pritet të rriten pak nëse shitet ndonjë lojtar, me Calabrian që mund të arkëtojë 12-13 milionë euro.
Rosonerët janë duke u munduar të vazhdojnë marrëveshjen me Ibrahimoviqin si edhe janë afër të huazojnë edhe për një sezon Bakayokon.
Strategjitë e Milanit tanimë kanë ndryshuar pas anulimit të ardhjes së Ragnickut që kishte kërkuar 100 milionë për të bërë merkato. /IndeksOnline/