75 Mall Live Search
09:58 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / L A

Milani merr dritën e gjelbër për nënshkrimin me Walker

Kyle Walker do të largohet përfundimisht nga Manchester City.

Destinacioni i Walkerit pritet të jetë skuadra e Milanit, e cila ka shprehur interesim të madh për të.

Siç raporton Fabrizio Romano, City i ka dhënë dritën e gjelbërt Milanit për Walkerin, me marrëveshjen e cila mund të mbyllet gjatë javës së ardhshme.

Walker, largohet pas 8 vjetësh të arta të Manchester City, ku kishte arritur të fitonte gjithçka mes tyre titullin e Premier League dhe Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/