Milani merr fitore të madhe ndaj Lazios në sekondat e fundit

Skuadra e Milanit ka bërë një tjetër shumë të rëndësishëm në luftën për titull pasi e ka mposhtur Lazion me rezultat 2-1 dhe atë me një gol të minutave të fundit të realizuar nga mesfushori Sandro Tonali.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë krijoi epërsi të hershme duke e gjetur golin e avantazhit pas vetëm katër minutave lojë dhe realizues ishte Ciro Immobile pas u asistua nga Milinkovic-Savic.
Më këtë epërsi të Lazio edhe përfundoi pjesa e parë e kësaj ndeshje.
Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për Milanin që e gjetën golin e barazimit në minutën e 50’ dhe realizues ishte Olivier Giroud derisa pasimin për të e dha Rafael Leao.
Deri në fund të ndeshjes Milani pati më shumë raste për ta gjetur fitoren të cilën edhe e arriti në sekondat e fundit derisa realizues i golit për 2-1 ishte Sandro Tonali.
Pas kësaj fitoreje, Milani ka 74 pikë në vendin e parë, dy më shumë se Interi, por që skuadra e Simone Inzaghit ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Bolonjës të cila do ta luajë në mesjavë.