75 Mall Live Search
22:44 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / Gj Sh

Milani merr tre pikë nga udhëtimi te Pisa

Milan ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Serie A.

Kuqezinjtë u kthyen me tre pikë nga udhëtimi në Pisa, duke fituar me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Kuqezinjtë kaluan në epërsi qysh në minutën e 39-të, me golin e Ruben Loftus-Check.

Në pjesëne dytë, Pisa barazoi rezultatin, pasi Felipe Loyola shënoi në minutën e 71-të.

Por Luca Modric ishte heroi i Milanit këtë mbremje, ku vulosi fitoren në minutënm e 85-të.

Milan tashmë ka 53 pikë dhe renditet e dyta, me pesë pikë pas Interit.

Në anën tjetër, Pisa është në vendin e fundit, me 15 pikë./IndeksOnline/